EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Adamu Alhassan vishet blu, përforcon mesfushën e Dinamo Cityt Football

Adamu Alhassan vishet blu, përforcon mesfushën e Dinamo Cityt

By Elite Sport Vizion ·

Dinamo City ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit nigerian Adamu Alhassan, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin kryeqytetas.

25-vjeçari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin e mesfushës.

Alhassan luan kryesisht si mesfushor me tipare mbrojtëse. Ai njihet për forcën fizike, aftësinë në rikuperimin e topit dhe ekuilibrin që i jep skuadrës në fazën defensive.

Futbollisti nigerian vjen te Dinamo pas eksperiencës së fundit me Shkëndijën e Tetovës. Gjatë karrierës së tij ka luajtur gjithashtu për Gostivarin, si dhe për klubet turke Altay, Menemen FK dhe Keçiörengücü.

Alhassan ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U-20 të Nigerisë, duke fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Transferimi i tij ishte vonuar për shkak të procedurave të vizës, por tashmë mesfushori është bashkuar me skuadrën dhe ka nisur përgatitjet.

Drejtuesit e Dinamo Cityt besojnë se karakteristikat e tij do ta bëjnë një forcë të shtuar për ekipin në vazhdim të sezonit.

Presidenti Adrian Bardhi mbetet maksimalisht i angazhuar për plotësimin e organikës, ndërsa klubi pritet të realizojë edhe lëvizje të tjera në merkato.

Me afrimin e Adamu Alhassan, trajneri Ilir Daja fiton më shumë forcë, konkurrencë dhe alternativa në qendër të fushës. Profili dhe klubet e karrierës

FootballTransfers.