EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, marrëveshje verbale mes Atalantës dhe Al-Diriyah Football

Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, marrëveshje verbale mes Atalantës dhe Al-Diriyah

By Elite Sport Vizion ·

Berat Gjimshiti është shumë pranë mbylljes së aventurës së tij të gjatë me Atalantën. Klubi bergamask dhe Al-Diriyah kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin përfundimtar të kapitenit të Kombëtares shqiptare në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve nga Italia, Al-Diriyah do t’i paguajë Atalantës rreth 3 milionë euro, ndërsa mbrojtësi 33-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në qershor 2028.

Gjimshiti ka marrë një ofertë të rëndësishme ekonomike nga klubi saudit dhe i ka kërkuar drejtuesve të Atalantës që ta lejojnë të largohet. Klubi italian do të preferonte ta mbante edhe për sezonin e ardhshëm, por ka vendosur të respektojë vullnetin e futbollistit shqiptar. Gianluca Di Marzio

Marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, por negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare. Nëse nuk do të ketë surpriza, Gjimshiti do t’i japë fund një kapitulli historik me fanellën zikaltër.

Mbrojtësi iu bashkua Atalantës në vitin 2016 dhe u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës. Ai ka regjistruar mbi 300 paraqitje dhe ishte protagonist në fitimin historik të UEFA Europa League në sezonin 2023–2024.

Ndërkohë, drejtuesit e Atalantës kanë nisur menjëherë kërkimet për zëvendësuesin e tij. Objektivi kryesor është mbrojtësi danez i Udineses, Thomas Kristensen, ndërsa në listën e alternativave përmendet edhe Jean-Clair Todibo.

Largimi i mundshëm i Gjimshitit do të shënonte fundin e një epoke në Bergamo dhe fillimin e një aventure të re për kapitenin kuqezi. Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon rreth tre milionë euro për Atalantën dhe kontratë deri në vitin 2028 për lojtarin. Pianeta Atalanta

Footballtransfers.