EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Berat Gjimshiti me trajner të ri:
Berat Gjimshiti
Football

Berat Gjimshiti me trajner të ri:

By ALBANO KOLONJARI ·

Maurizio Sarri pranë stolit të Atalantës Kapiteni shqiptar Berat Gjimshiti pritet të nisë një epokë të re te Atalanta BC, pasi trajneri italian Maurizio Sarri është shumë pranë emërimit zyrtar si trajner i ri i klubit bergamask. Sipas raportimeve të fundit në Itali, marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi. Sarri do të zëvendësojë Raffaele Palladino dhe pritet të sjellë një ndryshim të madh taktik te Atalanta. I njohur për stilin e tij ofensiv dhe futbollin me posedim, tekniku italian do të punojë ngushtë me drejtorin e ri sportiv Cristiano Giuntoli, me të cilin ka bashkëpunuar më parë te Napoli dhe Juventus. Për Gjimshitin, ardhja e Sarrit mund të jetë një sfidë interesante. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një nga shtyllat kryesore të Atalantës në vitet e fundit dhe tani do të duhet të përshtatet me një sistem të ri loje, pas shumë sezonesh nën filozofinë e Gian Piero Gasperinit dhe më pas Palladinos. Lëvizja e Sarrit ka shkaktuar edhe efekt domino në Serie A. SS Lazio pritet të emërojë Gennaro Gattuso si zëvendësues, ndërsa SSC Napoli mbeti i zhgënjyer pasi nuk arriti ta rikthente trajnerin në “Maradona”.

FootballNational Team