EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Bullgaria kurorëzohet kampione e Ballkanit U17 pas finales spektakolare ndaj Turqisë
CEV
Europe

Bullgaria kurorëzohet kampione e Ballkanit U17 pas finales spektakolare ndaj Turqisë

By Elite Sport Vizion ·

Bullgaria është shpallur kampione e Kampionatit Ballkanik U17 për Meshkuj, pas fitores dramatike 3–2 ndaj Turqisë në finalen e zhvilluar në “Farka Volley Hall” në Tiranë.

Përballja për trofeun dhuroi emocione të shumta, rivalitet të fortë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme. Bullgaria tregoi karakter në momentet vendimtare dhe siguroi vendin e parë, ndërsa Turqia e përfundoi turneun me medaljen e argjendtë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Rumania mposhti Serbinë 3–0, duke fituar medaljen e bronztë. Shqipëria triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Kosovës dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë.

Renditja përfundimtare 🇧🇬 Bullgaria 🇹🇷 Turqia 🇷🇴 Rumania 🇷🇸 Serbia 🇦🇱 Shqipëria 🇽🇰 Kosova

Pas përfundimit të ndeshjeve u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Medaljet për Rumaninë, Turqinë dhe Bullgarinë u dorëzuan nga përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe të BVA-së.

Trofeu i kampionit iu dorëzua Bullgarisë nga Dashamir Brari, zëvendëspresident i FSHV-së.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë edhe çmimet individuale për volejbollistët më të spikatur të turneut:

Fair Play Team: 🇦🇱 Shqipëria – Jonel Ismaili, nr. 13 Best Libero: Valerio Verciuc 🇷🇴 Best Middle Blocker: Krastin Ilov 🇧🇬 Best Opposite: Kaan Koc Kuzey 🇹🇷 Best Wing Spiker: Deniz Tirpanci 🇹🇷 Best Setter: Emilian Dinchev 🇧🇬 MVP: Milko Bagdasarov 🇧🇬

Bullgaria e mbylli turneun me titullin kampion dhe me tri çmime individuale, përfshirë edhe atë të lojtarit më të vlefshëm.

Shqipëria, përveç vendit të pestë, u vlerësua edhe për sjelljen sportive me çmimin Fair Play Team.

Urime Bullgarisë për titullin dhe të gjitha skuadrave e sportistëve për paraqitjet e tyre në Kampionatin Ballkanik U17 për Meshkuj!

EuropeVolleyball