EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
🐰 Bunny Bunny i përgjigjet Vllaznisë: “Faji nuk është jetim… fajin e keni ju!” Football

🐰 Bunny Bunny i përgjigjet Vllaznisë: “Faji nuk është jetim… fajin e keni ju!”

By Elite Sport Vizion ·

Pas humbjes së rëndë në Europë, Vllaznia u ka dërguar një letër publike tifozëve kuqeblu, duke kërkuar ndjesë dhe duke shpjeguar se, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra nuk kishte mundësi të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar.

Por letra ka mbërritur edhe në tavolinën e personazhit tonë të famshëm, Bunny Bunny. 🐰📩

Bunny Bunny e lexoi një herë. Pastaj edhe një herë tjetër. Rregulloi syzet, mori stilolapsin dhe vendosi t’i kthente përgjigje klubit:

🐰📩 LETRA E BUNNY BUNNY-T PËR VLLAZNINË

Të dashur drejtues të Vllaznisë, ❤️💙

E lexova letrën tuaj me shumë vëmendje.

Ju thoni se, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra u paraqit e cunguar në Europë dhe nuk mundi të aktivizonte të gjithë lojtarët që kishte planifikuar.

Mirë, por kam një pyetje të vogël:

Kush duhej t’i zgjidhte në kohë këto probleme burokratike dhe proceduriale? Unë, Bunny Bunny? 🐰😂

Nëse skuadra shkoi e papërgatitur në Europë, nëse lojtarët nuk ishin të gatshëm për t'u aktivizuar dhe nëse dokumentacioni nuk ishte përfunduar në kohë, atëherë përgjegjësia nuk mund të mbetet rrugës pa adresë.

Në Shkodër kemi një shprehje:

“Faji nuk është jetim!”

Prandaj, këtë herë mos ia lini fajin burokracisë.

Fajin e keni ju!

Dhe, meqë e hapëm këtë muhabet, Bunny Bunny ka edhe disa pyetje të tjera. 🐰

Kush e ka fajin që lojtarët largohen nga klubi pikërisht përpara ndeshjeve të Kupave të Europës?

Kush i harton dhe i realizon kontratat e këtyre futbollistëve?

Kush vendos afatet e tyre?

A paguhen futbollistët rregullisht dhe sipas kontratave që kanë firmosur?

Dhe pse Vllaznia përballet kaq shpesh me probleme dhe penalizime nga UEFA?

Si ka mundësi që pothuajse në fillim të çdo sezoni skuadra duhet të ndërtohet përsëri nga e para?

Lojtarët vijnë. Lojtarët ikin. Trajnerët vijnë. Trajnerët ikin.

Dhe Vllaznia nis përsëri nga zero.

Kush mban përgjegjësi për këtë?

Pse një klub me kaq shumë histori dhe traditë nuk arrin të krijojë një bosht të qëndrueshëm lojtarësh për disa sezone?

Dhe kam edhe një pyetje tjetër:

Pse Vllaznia nuk i hedh më shumë sytë nga akademia e saj?

Shkodra ka prodhuar futbollistë brez pas brezi. Talenti nuk i ka munguar kurrë këtij qyteti. Atëherë pse të mos ndërtohet një projekt afatgjatë me djemtë e akademisë, duke u dhënë atyre besim, minuta dhe mundësinë për të qenë e ardhmja e Vllaznisë?

Dhe, mbi të gjitha, kam pyetjen më të dhimbshme:

Pse fjala “KAMPIONE” është bërë një fjalë pothuajse e harruar në Shkodër? 🏆

Për të gjitha këto nuk e kam fajin unë, Bunny Bunny.

Nuk e kanë fajin as tifozët shkodranë që mbushin stadiumin, udhëtojnë pas skuadrës dhe presin çdo vit që Vllaznia të rikthehet aty ku historia dhe emri i saj e kërkojnë.

Tifozët e Vllaznisë nuk kërkojnë vetëm një “më fal”.

Ata duan përgjigje.

Duhet të dinë pse ndodhi.

Kush ishte përgjegjës.

Dhe, mbi të gjitha, çfarë do të bëhet që e njëjta histori të mos përsëritet përsëri sezonin tjetër.

Vllaznia nuk është thjesht një skuadër futbolli.

Vllaznia është histori.

Vllaznia është traditë.

Vllaznia është krenaria e një qyteti të tërë. ❤️💙

Prandaj, kur Vllaznia del në Europë, duhet të jetë gati.

Gati në fushë.

Gati në stol.

Gati me lojtarët.

Gati me kontratat.

Gati me dokumentet.

Dhe, mbi të gjitha, gati në zyra!

Ju thoni:

“Tani është koha të shohim përpara.”

Dakord!

Por për të ecur përpara, ndonjëherë duhet të kthesh kokën pas dhe të kuptosh ku ke gabuar.

Sepse, po nuk e gjete fajin sot, ai do të vijë përsëri nesër.

Dhe mos e kërkoni shumë larg.

Faji nuk është jetim.

Nuk është te Bunny Bunny.

Nuk është te tifozët.

Ndoshta duhet ta kërkoni aty ku merren vendimet.

Në zyrat e klubit, nën shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. 🏟️🐰

Me respekt,

🐰 Bunny Bunny

Trajner pa licencë, drejtor pa zyrë, menaxher pa kontratë, por tifoz që vazhdon të pyesë:

“Kush e ka fajin?” 😂

P.S. Përshëndetje Malishevës dhe suksese në Europë. Por një korrigjim të vogël edhe këtu: Malisheva përfaqëson futbollin e Kosovës në Europë. 🇽🇰⚽ Letra e Klubit Të dashur tifozë kuqeblu ❤️💙. Ndjejmë detyrimin moral t’ iu kërkojmë ndjesë për rezultatin e djeshëm dhe për zhgënjimin që përjetuat së bashku me ne. Fatkeqësisht, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra jonë u detyrua të përfaqësonte Vllazninë në Kupat e Europës e cunguar, pa pasur mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që ndikoi ndjeshëm në ecurinë tonë europiane. Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë që kemi ndaj fanellës kuqeblu dhe ndaj jush, që na keni mbështetur gjithmonë me besnikëri. Ju falënderojmë për durimin, besimin dhe përkrahjen tuaj të pakushtëzuar. Tani është koha të shohim përpara. Kampionati fillon më 22 gusht dhe ju premtojmë se do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një skuadër konkurruese, që do të luftojë me dinjitet për çdo objektiv dhe do t’ju bëjë sërish krenarë. Në ditët në vijim, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të vijojnë përgatitjet intensive për sezonin e ri, duke vijuar me përforcimin e skuadrës dhe përmirësimin e çdo aspekti të lojës. Synimi ynë është i qartë: të rikthejmë Vllazninë aty ku i takon, në majat e futbollit shqiptar dhe me një paraqitje dinjitoze në çdo kompeticion. Një falënderim vllazëror shkon për FC Malishevën, drejtuesit dhe tifozerine e saj për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar gjatë qëndrimit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit europian dhe shpresojmë të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptarë në rajon Forca Vllaznia!

FootballKF Vllaznia