
Bunny Bunny në Botën e Çudirave: Vllaznia me Martinin deri në 2030! 🐰⚽😂
Bunny Bunny nuk kishte vënë gjumë në sy gjithë natën. Kishte qenë i pranishëm në një nga humbjet më të thella të Vllaznisë në Europë dhe, si çdo tifoz shkodran, mundohej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Por lodhja bëri të vetën...
Sapo mbylli sytë, Bunny Bunny e pa veten në një vend të çuditshëm. Ishte ulur në mbledhjen e bordit drejtues të Vllaznisë!
Mbledhja ishte e zjarrtë.
— Lojtarët mund të kenë luajtur në baste! — hamendësonte dikush.
— Jo, jo! Problemi ishte forma e dobët e futbollistëve! — kundërshtonte një tjetër.
— Lojtarët kryesorë u larguan dhe nuk e respektuan Vllazninë! — bërtiste dikush nga fundi i sallës.
Ndërsa një tjetër, pothuajse nën zë, përmendi:
— Po financat...? Po pagesat...?
Për disa minuta, të gjithë akuzonin të gjithë.
Akuza majtas. Akuza djathtas. Akuza në sulm. Akuza në mbrojtje. Madje, po të kishte VAR, ndoshta do të kontrolloheshin edhe akuzat!
Pastaj, papritur, ra një heshtje e madhe.
Kaluan disa minuta.
Askush nuk fliste.
Në fund u ngrit dikush që dukej se ishte shefi i madh.
Rregulloi kollaren, pastroi zërin dhe tha:
— Zotërinj, sapo më njoftuan se Thomas Tuchel, pavarësisht humbjes së Anglisë, do të vazhdojë si trajner deri në vitin 2028. Prandaj, edhe ne, pavarësisht situatës, mendojmë se duhet të vazhdojmë me Martinin... deri në vitin 2030!
Në sallë ra përsëri heshtja.
Shefi vazhdoi:
— Viti 2030 do të jetë viti kur ne do të hyjmë në Europë... dhe më në fund do të luajmë si europianë!
👏👏👏👏👏
Të gjithë të pranishmit shpërthyen në duartrokitje!
Vetëm Bunny Bunny nuk po duartrokiste.
U ngrit ngadalë nga karrigia, mori çadrën e tij dhe tha:
— Më falni, zotërinj... unë po largohem. . Më zgjoni në vitin 2030, kur Vllaznia të fillojë të luajë si europiane! 🐰😂
Dhe pikërisht në atë moment...
Bunny Bunny u zgjua!
Pa orën, fërkoi sytë dhe pyeti:
— Ishte ëndërr... apo mbledhja vazhdon akoma?! 😂
Bunny Bunny në Botën e Çudirave — aty ku ëndrrat zgjasin deri në vitin 2030! 🐰🔴🔵