EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Chelsea ndryshon strategji, pranë marrëveshjes dyvjeçare me Danny Welbeck Football

Chelsea ndryshon strategji, pranë marrëveshjes dyvjeçare me Danny Welbeck

By Elite Sport Vizion ·

Chelsea është në procesin e finalizimit të marrëveshjes me sulmuesin 35-vjeçar të Brightonit, Danny Welbeck.

Sulmuesi anglez pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin londinez, të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Brighton i ka dhënë Welbeckut leje të plotë për të kryer vizitat mjekësore, të cilat pritet të zhvillohen deri në fund të javës. Pas përfundimit të procedurave, ai do të udhëtojë drejt Hong Kongut për t’iu bashkuar skuadrës së trajnerit të ri, Xabi Alonso, në fazën përgatitore.

Ky transferim shënon një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e Chelsea-t, që në sezonet e fundit ishte përqendruar kryesisht te afrimi i futbollistëve të rinj.

Welbeck vjen pas sezonit më të mirë të karrierës së tij në aspektin realizues, duke shënuar 13 gola në Premier League.

Xabi Alonso ka kërkuar lojtarë me eksperiencë në kampionatin anglez, personalitet dhe aftësi drejtuese brenda dhomave të zhveshjes. Welbeck shihet si një futbollist që mund të japë kontribut të menjëhershëm, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Afrimi i tij mund të sjellë largimin ose huazimin e disa sulmuesve më të rinj, mes të cilëve Liam Delap, Marc Guiu dhe Nicolas Jackson.

Welbeck nuk është i vetmi lojtar me eksperiencë që po ndiqet nga drejtuesit e Chelsea-t. Blutë e Londrës po zhvillojnë bisedime të avancuara edhe për transferimin e Jordan Hendersonit, 36 vjeç, i cili mund të mbërrijë si lojtar i lirë nga Brentfordi.

Në listën e dëshirave ndodhet edhe Granit Xhaka. Chelsea ka shfaqur interes për mesfushorin 33-vjeçar, por Sunderland ka refuzuar deri tani mundësinë e largimit të tij.

Ndërkohë, londinezët kanë finalizuar marrëveshjen prej 52 milionë paundësh për mbrojtësin 26-vjeçar të Crystal Palace, Maxence Lacroix. Mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi.

Lëvizjet e kësaj vere tregojnë se Chelsea po kërkon të krijojë një ekuilibër më të mirë ndërmjet talenteve të reja dhe futbollistëve me eksperiencë në Premier League.

FootballTransfers.