EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave si hero, mban portën të paprekur në fitoren e Häcken Football

Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave si hero, mban portën të paprekur në fitoren e Häcken

Portieri 37-vjeçar shqiptar la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë protagonist, duke mos pësuar gol në suksesin 1–0 kundër Halmstads BK.

By Elite Sport Vizion ·

Etrit Berisha është rikthyer mes shtyllave dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Portieri shqiptar ishte titullar për BK Häcken në fitoren 1–0 kundër Halmstads BK, të zhvilluar më 17 gusht në kampionatin suedez, duke e mbajtur portën të paprekur gjatë gjithë ndeshjes.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Julius Lindberg në minutën e 36-të, ndërsa Berisha dhe mbrojtja e Häcken rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare. Me këtë fitore, skuadra u ngjit në vendin e tretë të Allsvenskan dhe forcoi pozitat në garën për pjesëmarrjen në kupat europiane.

Klubi suedez e cilësoi si shumë pozitiv rikthimin e Berishës pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Gardiani 37-vjeçar mori sërish besimin e trajnerit dhe iu përgjigj menjëherë me një paraqitje të sigurt dhe një ndeshje pa pësuar gol. BK Häcken

Ky rikthim merr një rëndësi të veçantë për shkak të problemeve fizike që e kanë shoqëruar portierin shqiptar gjatë muajve të fundit. Berisha kishte treguar se vuante nga dhimbje të forta në shpinë, të cilat përkeqësoheshin nga stërvitjet dhe ndeshjet në fushat me bar artificial. Situata e kishte bërë të mendonte edhe për të ardhmen e tij në futbollin profesionist.

Megjithatë, Berisha nuk është dorëzuar. Ai u rikthye në formacion dhe mbajti menjëherë “zero” pas emrit të tij, duke dëshmuar se eksperienca, karakteri dhe cilësitë e tij vazhdojnë të jenë të rëndësishme për Häcken.

Në moshën 37-vjeçare, Etrit Berisha është përsëri aty ku i takon: mes shtyllave dhe protagonist!

FootballNational Team