EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Kristjan Asllani, për mikrofonin e “SuperSport”, pas fitores ndaj Bjellorusisë: Football

Kristjan Asllani, për mikrofonin e “SuperSport”, pas fitores ndaj Bjellorusisë:

By Elite Sport Vizion ·

“Patëm shumë vështirësi në 20 minutat e para. Nuk arrinim të dilnim nga presioni i kundërshtarit dhe vonoheshim në topat e dytë. Pas golit, e morëm ne kontrollin e lojës. Duhet ta analizojmë mirë ndeshjen.

Trajneri vendos se kush është gjuajtësi i parë i penalltive dhe këtë herë më zgjodhi mua. Pastaj vendosim edhe ne në fushë, por më e rëndësishmja është që Kombëtarja të fitojë.

Jam i lumtur. Nuk u stërvita, por e ndoqa stërvitjen. E kemi kuptuar atë që kërkon trajneri dhe tani mendojmë për ndeshjen e dytë. Ishalla e kam këmbën e mbarë!

Të luash për Kombëtaren është gjëja më e bukur në botë. Goli nuk është ai që më intereson më shumë; unë jap shpirtin në fushë. Dje isha 50 me 50 për të luajtur, por kur e sheh fushën, dëshiron patjetër të jesh pjesë e ndeshjes.”

FootballNational Team