EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
LAJM I FUNDIT: FIFA vendos rregulla të reja kundër humbjes së kohës në Kupën e Botës Football

LAJM I FUNDIT: FIFA vendos rregulla të reja kundër humbjes së kohës në Kupën e Botës

By Elite Sport News ·

Sipas raportimeve të El Mundo, FIFA pritet të zbatojë disa rregulla të reja për të luftuar vonesat dhe humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës. 🔹 Futbollistët e zëvendësuar do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohen, lojtari që do të hyjë nuk do të lejohet të futet në lojë deri në ndërprerjen e radhës, të paktën 1 minutë më vonë. 🔹 Nëse portieri vonon më shumë se 5 sekonda për të rivënë topin në lojë nga goditja e portës, skuadra kundërshtare do të fitojë një goditje nga këndi (korne). 🔹 Në rast se një futbollist merr më shumë se 5 sekonda për të ekzekutuar një aut, topi do t’i kalojë menjëherë ekipit kundërshtar. 🔹 Lojtarët që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe për shkak të tyre ndërpritet loja, do të duhet të qëndrojnë jashtë fushës për 1 minutë para se të rikthehen në lojë. ⏱️ FIFA synon të rrisë kohën efektive të lojës dhe të reduktojë vonesat e panevojshme gjatë ndeshjeve.

FootballFIFA