EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Leão nuk i pëlqen “telenovelat turke”, ai do Premier League-n Football

Leão nuk i pëlqen “telenovelat turke”, ai do Premier League-n

By Elite Sport Vizion. By Albano Kolonjari ·

Rafael Leão nuk duket i bindur nga ideja për ta vazhduar karrierën në Turqi. Edhe pse Galatasaray dhe Fenerbahçe kanë shfaqur interes konkret, sulmuesi portugez e ka mendjen diku tjetër: në Premier League.

Sipas raportimeve të gazetarit anglez Ben Jacobs, përfaqësuesit e Leãos, së bashku me Jorge Mendes, kanë kontaktuar disa klube angleze për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.

Manchester United, Arsenal dhe Leeds United janë mes skuadrave të cilave u është propozuar ylli i Milanit.

Arsenali raportohet se është një nga destinacionet e preferuara të portugezit, ndërsa edhe Manchester United mbetet një mundësi interesante nëse krijohen kushtet e duhura në merkato.

Problemi kryesor është aspekti financiar. Milan kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e Leãos, ndërsa paga e lartë e lojtarit e bën operacionin edhe më të komplikuar.

Ndërkohë, Leão është rikthyer në dispozicion të Milanit dhe po punon nën drejtimin e Rúben Amorim. Ai mori minuta edhe në miqësoren derbi ndaj Interit, duke treguar profesionalizëm pavarësisht pasigurisë për të ardhmen.

Amorim po përpiqet ta integrojë përsëri plotësisht në skuadër, ndërkohë që merkatoja vazhdon.

Pra, “telenovela” vazhdon, por Leão duket se e ka zgjedhur skenën ku dëshiron të luhet episodi i ardhshëm:

🇹🇷 Turqia? Jo faleminderit. 🏴 Premier League? Po, ju lutem!

FootballTransfers.