Football
Maran konfirmon Dajsinanin: Porta kuqezi ndaj San Marinos i besohet portierit të Egnatias
Mario Dajsinani do të mbrojë portën e Shqipërisë në ndeshjen ndaj San Marinos. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, e konfirmoi zgjedhjen, duke shprehur besim te portieri i Egnatias. Kuqezinjtë do të përballen me këtë takim pa Etrit Berishën, i cili është i pezulluar, dhe pa Alen Sherrin, që doli nga ndeshja ndaj Finlandës me probleme muskulare. Në këto kushte, përgjegjësia për të mbrojtur portën i është besuar Dajsinanit. “Të gjithë lojtarët mund të gabojnë, por te portierët gabimet janë më vendimtare, sepse ndikojnë edhe në rezultat. Megjithatë, kam shumë besim te të gjithë lojtarët dhe portierët që kam”, u shpreh Maran. Trajneri shprehu keqardhje për mungesën e Berishës dhe Sherrit, por e cilësoi këtë takim si një mundësi për Dajsinanin. “Mund të konfirmoj se do të luajë Mario Dajsinani. Do të kisha dashur t’i kisha në dispozicion të dy portierët, por kjo do të jetë një mundësi për Dajsinanin. Kam shumë besim tek ai”, deklaroi Maran. Për portierin e Egnatias, përballja me San Marinon është një rast për të treguar cilësitë e tij me fanellën kuqezi dhe për t’iu përgjigjur besimit të trajnerit.