EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Revolucioni i Chelsea-t: 10 afrime dhe afro 390 milionë euro të shpenzuara! Football

Revolucioni i Chelsea-t: 10 afrime dhe afro 390 milionë euro të shpenzuara!

By Elite Sport Vizion ·

Chelsea po zhvillon një tjetër merkato të jashtëzakonshme. Klubi londinez ka afruar dhjetë futbollistë, duke investuar rreth 388.25 milionë euro për përforcimin e skuadrës.

“Blutë” kanë ndërthurur talentet e rinj me lojtarë me përvojë, ndërsa transferimi më i shtrenjtë është ai i Morgan Rogers, për 138 milionë euro. Listës i janë shtuar edhe Jordan Henderson dhe Danny Welbeck, të cilët sjellin eksperiencë dhe lidership në dhomat e zhveshjes.

Afrimet e Chelsea-t Morgan Rogers – 138 milionë euro Maxence Lacroix – 60 milionë euro Marco Palestra – 57 milionë euro Geovany Quenda – 50 milionë euro Valentín Barco – 40 milionë euro Emmanuel Emegha – 25 milionë euro Denner Alves – 10 milionë euro Danny Welbeck – 5.85 milionë euro Dastan Satpaev – 2.4 milionë euro Jordan Henderson – transferim i lirë

Mbërritja e Henderson është një nga lëvizjet më befasuese të verës. Mesfushori 36-vjeçar ka firmosur kontratë dyvjeçare, ndërsa Chelsea synon të përfitojë nga eksperienca dhe personaliteti i ish-kapitenit të Liverpool-it. Reuters

Me këtë revolucion të vërtetë në merkato, Chelsea po ndërton një skuadër të re dhe shumë ambicioze. Tashmë mbetet për t’u parë nëse investimi i jashtëzakonshëm do të shndërrohet në rezultate dhe trofe në fushën e lojës. Lista e afrimeve është publikuar edhe nga Chelsea FC.

FootballChelsea FC