Football
TRABZONSPOR RIKTHEN NDIJEKJEN PËR YLLIN SHQIPTAR MYRTO UZUNI
TRABZONSPOR RIKTHEN NDIJEKJEN PËR YLLIN SHQIPTAR MYRTO UZUNI Gjiganti turk Trabzonspor ka rikthyer interesimin për sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni ndërsa afati kalimtar veror në Superligën turke po afrohet. 30-vjeçari, i cili aktualisht luan për Austin FC në Major League Soccer, është rikthyer në listën prioritare të Trabzonsporit pasi klubi turk nuk arriti ta transferonte gjatë merkatos dimërore. Uzuni iu bashkua Austin FC në janar të vitit 2025 nga klubi spanjoll Granada CF për një shumë rekord në historinë e klubit amerikan. Sulmuesi shqiptar, që mban fanellën me numrin 10, firmosi një kontratë afatgjatë si Designated Player deri në dhjetor 2027, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Megjithëse është nën kontratë, departamenti i skautimit të Trabzonsporit vazhdon ta ndjekë nga afër futbollistin shqiptar, pasi profili i tij ofensiv, shpejtësia dhe loja direkte konsiderohen ideale për projektin e skuadrës turke sezonin e ardhshëm. Në sezonin aktual të MLS 2026, Uzuni ka zhvilluar 13 ndeshje duke realizuar pesë gola dhe një asist, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës amerikane. Burime pranë klubit turk bëjnë të ditur se Trabzonspor pritet të paraqesë një ofertë të re në javët e ardhshme për të forcuar repartin ofensiv në krahë për sezonin e ri. Ndërkohë, edhe Austin FC po lëviz në merkato. Raportet nga Amerika e Jugut lidhin klubin amerikan me mbrojtësin brazilian Jacy Maranhão, ndërsa skuadra kërkon përforcime në prapavijë mes spekulimeve për të ardhmen e Uzunit. Për momentin, Austin FC dëshiron të mbajë yllin shqiptar në skuadër, por rikthimi i Trabzonsporit në garë mund ta shndërrojë Myrto Uzunin në një nga historitë më të përfolura të merkatos së verës.