EVELITE SPORT VIZION
◂ Back to Elite Sport Vizion
Vora gjen fitoren e parë në tokën bullgare, Halabaku protagonist me dopietë Football

Vora gjen fitoren e parë në tokën bullgare, Halabaku protagonist me dopietë

By Elite Sport Vizion ·

FK Vora ka siguruar fitoren e parë gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Bansko të Bullgarisë.

Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai mposhti me rezultatin e pastër 3-0 ekipin bullgar FC Krumovgrad, duke dhënë sinjale pozitive në prag të sezonit të ri të Abissnet Superiores.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Kevin Halabaku. Sulmuesi 24-vjeçar realizoi dy gola, duke treguar menjëherë cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Goli tjetër u shënua nga 19-vjeçari Briajan Gjyla, një tjetër afrim i merkatos së verës. Paraqitja e dy futbollistëve të rinj është një lajm i mirë për stafin teknik, i cili po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Kjo fitore vjen pas dy humbjeve në miqësoret e mëparshme. Më 18 korrik, Vora u mposht 2-0 nga skuadra izraelite Hapoel Haifa, ndërsa më 23 korrik humbi minimalisht 1-0 ndaj ekipit rumun Metalul Buzău. Rezultati i ndeshjes Metalul Buzău–Vora

Suksesi ndaj Krumovgradit, i shoqëruar edhe me portën e paprekur, i jep skuadrës besim dhe qetësi për vazhdimin e përgatitjeve.

Krumovgradi ka luajtur për dy sezone në elitën e futbollit bullgar, por aktualisht garon në kategoritë e ulëta pas një periudhe të vështirë organizative dhe problemeve me stadiumin. Historia e tërheqjes së klubit

Vora do ta mbyllë ciklin e ndeshjeve ndërkombëtare në Bullgari më 31 korrik, kur do të përballet me skuadrën greke Levadiakos.

FootballFK Vora